Ballina Aktualitet Shpallet emergjenca mjedisore për mbeturinat në Durrës, ja situata alarmante

Shpallet emergjenca mjedisore për mbeturinat në Durrës, ja situata alarmante

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka shpallur ditën e martë, datë 11 korrik 2017, gjendjen e emergjencës mjedisore, si pasojë e situatës problematike me mbetjet në të gjithë vendgrumbullimet e kësaj bashkie. Të gjitha forcat politike votuan pro shpalljes së emergjencës mjedisore.

“Kemi përgatitur një raport mjedisor për 4 vendgrumbullimet e Bashkisë Durrës, që gjenden në Porto-Romano, Sukth, Manëz dhe Ishëm. Do të aplikohet në emër të kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, tek Komiteti i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe do të ndjekim procedurat, duke pritur një zgjidhje”, u tha zyrtarisht për Portën Vendore nga Bashkia Durrës.

Vendgrumbullimi më problematik është ai i Porto-Romanos, që gjendet rreth 3-4 kilometra në veri të qytetit të Durrësit dhe zë një sipërfaqe prej 80.000 m2 me mbeturina urbane, inerte, mbetje të rrezikshme dhe kafshë të ngordhura. Sipas Planit Lokal të Menaxhimit të Mbetjeve për bashkinë e Durrësit 2010-2025, ajo ështëvend-hedhje për nga standardet, është hapur që në fillim të viteve’ 90 dhe ishte parashikuar të kishte jetëgjatësi për 25 vjet (deri në vitin 2015).

Sot aty i depozitojnë mbetjet edhe dy bashki të tjera, ajo Shijakut dhe Kavajës, të cilat pas shpalljes së gjendjes së emergjencës mjedisore nga Bashkia Durrës, duhet të gjejnë një vendgrumbullim tjetër për depozitimin e mbetjeve të tyre

Kryetari i Këshillit të Qarkut Durrës, Alfred Mullaraj, tha për Portën Vendore se kjo është zgjidhja që propozoi pak kohë më parë kryeministri Edi Rama dhe se është zgjidhja e duhur.

Megjithëse të gjitha forcat politike votuan pro shpalljes së emergjencës mjedisore, këshilltarët e Partisë Demokratike e shohin me skepticizëm vijimin e procedurës.

“Shpallja e emergjencës është një term abuziv, pasi nuk e përcakton se çfarë do bëhet më tej. Flitet se plehrat do të dërgohen në Tiranë dhe koston do e paguajë qeveria dhe jo bashkia. Ndërkohë që kur u propozua që të ndërtohej landfilli në fshatin Manëz (Durrës), bashkitë si Durrësi e Shijaku pretendonin se nuk kishin para për transportin e plehrave deri atje, ndërsa për në Tiranë paskan”, u shpreh për Portën Vendore, Ardian Muka, këshilltar i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak.

LEXO EDHE:  Protesta në Rrugën e Kombit, flet Patozi: Kuksianët zbythën qeverinë dhe "timonierin" e pathyeshëm

Nga Bashkia Durrës zyrtarisht na bënë me dije se nuk kishte buxhet të mjaftueshëm për ndërtimin e landfillit në fshatin Manëz. Ndërkohë depozitimi i mbetjeve në 4 pikat aktuale do të vijojë deri në marrjen e një vendimi përfundimtar.

“Jam kundër transportit të mbetjeve nga Durrësi për në Tiranë, pasi kjo nuk është zgjidhje dhe ka rrezik të dështojë”, tha për Portën Vendore ambientalisti Lavdosh Ferruni, drejtor ekzekutiv i Aleancës Kundër Importit të Plehrave.

Sipas Planit Lokal të Menaxhimit të Mbetjeve, performanca mjedisore e vend-hedhjes në Porto-Romano është katastrofike, për shkak të çdo aspekti të emetimeve potenciale. Vend-hedhja vuan nga ndotja e mbetjeve, lëngjet që rrjedhin nga aty dhe përfundojnë në ujërat nëntokësore e në det, emetimet e pakontrolluara të biogazrave, e gjithashtu vendi merr flakë rregullisht në kohë të thatë, duke shkarkuar përqendrime të larta të dioksinave dhe furaneve.

Në të katërta vendgrumbullimet e mbetjeve në Bashkinë Durrës djegia e mbeturinave është kthyer prej vitesh në një burim ndotje dhe sëmundjesh për banorët në zonat përreth.

Dërgimi i mbeturinave nëlandfillin e Sharrës, Tiranë, mund t’i hapë rrugë incenerimit të tyre pas ndërtimit aty të inceneratorit më të madh në vend. Për Lavdosh Ferrunin duhet të zbatohet Plani i Menaxhimit të integruar të Mbetjeve, që synon parandalimin e incenerimit dhe riciklimin e mbetjeve.

Në janar të këtij viti në një investigim të BIRN u mësua se kompania “IntegratedEnergy” B.V u shpall fituese e koncesionit 30 vjeçar për administrimin e mbetjeve në qarkun e Tiranës në gusht të vitit 2017, pasi premtoi se do të ndërtonte një incenerator, një venddepozitim të hirit të prodhuar nga djegia e plehrave si dhe një impiant për trajtimin e ujërave të ndotura.

LEXO EDHE:  Durrësi, një nga 7 qytetet më të mëdha të botës antike

Më herët në Durrës njëstudim i mbështetur nga Banka Botërore ka përcaktuar ndërtimin e një landfilli bashkëkohor rajonal për Qarkun e Durrësit, në fshatin Radë, Njësia Administrative Manzë. Më datë 18.11.2014, Ministria e Mjedisit së bashku me Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës publikuan në portalin e Agjencisë së Prokurimit Publik hapjen e thirrjes për oferta për dhënien me koncesion të “Landfillit për Qarkun e Durrësit”, por puna për ndërtimin e tij nuk nisi asnjëherë, sepse nuk pati një fitues.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook