Ballina Aktualitet Shpërblim 2 milion lekë për informuesit: Policia i bën thirrje qytetarëve për...

Shpërblim 2 milion lekë për informuesit: Policia i bën thirrje qytetarëve për ndihmë në gjetjen e…

Ngjarja e ndodhur dje në Korçë ku u dhunua një 35-vjeçar nga persona të armatosur dhe me maska, të cilët më pas i grabitën mjetin tip “Benz”, policia fton qytetarët të japin informata kundrejt një shpërblimi monetar.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, në vijim të hetimeve lidhur me zbardhjen e  ngjarjes që ndodhi dje më datë 06.01.2018, ku nga persona ende të paidentifikuar në lagjen nr 3 Korçë, është vjedhur mjeti tip “Benz” me targa AA875II në pronësi të shtetasit D.A., vendos në dispozicion shumën prej 200.000 lekësh të reja, për çdo shtetas që mund të ketë informacion të saktë mbi vendndodhjen e mjetit apo identitetin e personave. Policia garanton anonimatin e personave që japin informacione.

Policia e Korçës iu bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe të telefonojnë në numrat: 0694134733 ose 0694112291.
 
 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook