Ballina Aktualitet Shpërndanin heroinë, përfundojnë në pranga tre persona (Emrat)

Shpërndanin heroinë, përfundojnë në pranga tre persona (Emrat)

Policia e Beratit në kuadër të operacionit të koduar “Trekëndëshi” ka arrestuar tre persona të cilët shpërndanin heroinë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, pas informacioneve të marra në rrugë operative  bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

•Klajdi Balla, 22 vjeç, banues në Berat.

•A.P, 17 vjeç, banues në Berat.

•S.Q, 17 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat.

Arrestimi i shtetasve të lartpërmendur u bë pasi gjatë kontrrollit të automjetit me targa  AA 282 RU me të cilin këta shtetas lëviznin u gjet dhe sekuestrua në cilsinë e provës materiale 12 gramë e dyshuar lëndë narkotike e llojit Heroinë.

LEXO EDHE:  E rëndë/ E mitura shkon tek tezja në Berat për pushime ndërsa burri i tezes nuk përmbahet e dhunon e më pas kryen marrëdhënie seksuale me të

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik shtetasit Klajdi Balla i’u gjet një sasi prej 0.5 gramë Heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndve narkotike, e kryer në bashkëpunim”. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook