Ballina Aktualitet Shpërthen deputetja e PD: Gafat s’kanë fund, shikoni pse e kanë gjobitur...

Shpërthen deputetja e PD: Gafat s’kanë fund, shikoni pse e kanë gjobitur makinën

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri është revoltuar ndaj policisë pas gjobitjes së makinës së saj.

Pampuri nuk është revoltuar thjesht për gjobën por për shkakun e gjobës, ku mesa duket është difekti i makinës, një arsye e padëgjuar më parë.

“Kjo është policia e cila banditët, kriminelët, përdhunuesit, trafikantët i anashkalon dhe punën e fokuson tek bastisja e qytetarëve me gjoba e budallaleku s’ka fund sikurse në këtë rast ku makina ka difekt, ka ngecur dhe polici “faqebardhë” i qeverisë faqezeze e gjobit”, shkruan deputetja Pampuri.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook