Ballina Aktualitet Shpërthen mina në traverbankun e Klosit, plagosen 5 minatorë

Shpërthen mina në traverbankun e Klosit, plagosen 5 minatorë

 

Pesë minatorë kanë mbetur të plagosur në minierën e Klosit, pasi dy prej tyre kanë rënë në kontakt me një minë të pa plasur, e cila ka shpërthyer.

Policia njofton se tre prej të plagosurve janë dërguar në Tiranë, ndërsa dy të tjerë janë transportuar në spitalin e Burrelit.

Njoftimi i Policisë
Më datë 22.02.2018, rreth orës 01-00 , në  galerinë e minierës me hyrje në fshatin Shëngjun, Klos, dhe me drejtim nga qyteti i Bulqizës, gjatë punës janë dëmtuar 5 punëtorë.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se: Grupi i punëtorëve i ndërtimit të minierës  në tranverbangun e minierës gjatë punës,  dy prej tyre kanë rënë në kontakt me një minë të pa plasur, e cila  ka shpërthyer  dhe  për pasojë janë dëmtuar edhe tre punëtorët e tjerë që ndodheshin në këtë front”

Të dëmtuarit janë:

Q.L, 49 vjeç

SH.L, 32 vjeç,

R.S,  57 vjeç, (janë dërguar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës,)

K.M, 31 vjeç,

B.H, 28  vjeç, po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit dhe  ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në ndihmë të Grupit hetimor kanë shkuar ekspertët e RISHMIT, për të vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook