Ballina Aktualitet Shpërthim eksploziv në mesnatë, tronditet Tirana

Shpërthim eksploziv në mesnatë, tronditet Tirana

Një shpërthim eksploziv ka ndodhur në mesnatë, tronditen banorët e Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur në derën e banesës së një 29-vjeçari me inicialet K.M. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 30.12.2017, ora 01:30, në rrugën “Fransua Pukvil”, në Shkozë, është vendosur një sasi e vogël lëndë eksplozive në derën e banesës së shtetasit, K.M., 29 vjeç, banues në Tiranë, ku nga shpërthimi, ka patur disa dëmtime të vogla materiale.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona dhe po punohet per identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të kësaj ngjarje. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per vepren penale “Shkaterrim prone me eksploziv” parashikuar nga neni 152, i Kodit Penal.  

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook