Ballina Aktualitet Shpërthim në servisin e telefonave, arrestohet pronari i plagosur, ja çfarë u...

Shpërthim në servisin e telefonave, arrestohet pronari i plagosur, ja çfarë u gjet në dyqan

Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Gentian Hoxha, pronarin e servisit të telefonave, në të cilën ndodhi shpërthimi ditën e djeshme.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se janë zbuluar elemente të dyshimta që e implikojnë këtë përson i cili mbeti i plagosur dje ne prodhimin e lëndëve eksplozive.

Pas shpërthimit, policia ushtroi disa kontrolle në zonën e “Ali Demit”, ku mendohet se janë larguar edhe pjestarët e tjerë të rrjetit që mendohet se merrej me prodhimin dhe shitjen e minave të telekomanduara me celular.

Shpërthimi ndodhi në orën 11.00, pranë Institutit të Higjenës, ndërsa Hoxha e kishte mbyllur nga brenda derën e dyqanit dhe mendohet se diçka shkoi keq për 34-vjeçarin.

Nga shpërthimi ai humbi gishtat e duarve dhe ka dëmtime të shumta në sy. Dëshmitarët dëgjuan shpërthim të fuqishëm, ndërsa policia tha paraprakisht se nuk është vendosur lëndë plasëse në servisin e celularëve dhe shpërthimi ndodhi kur Hoxha ishte në tavolinën e punës.

Policia dyshon se në ambientet e servisit u merrej dhe me prodhimin dhe shitjen e minave të telekomanduara me celular.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook