Ballina Aktualitet Shpërthim me tritol në derën e banesës në kryeqytet, plagosen burrë e...

Shpërthim me tritol në derën e banesës në kryeqytet, plagosen burrë e grua (Emrat)

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një banesë në Mëzez të Tiranës.

Dy shtetasit Lulzim Selfo, dhe Lirie Selfo, bashkëshortë kanë qenë duke dalë për në oborrin e shtëpisë dhe në momentin që kanë hapur derën e shtëpisë ka ndodhur një shpërthim, ku si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar të dy.

Sipas dyshimeve të para të policisë, besohet se kjo ngjarje lidhet me konflikte pronësie.

Bashkëshortët e plagosur janë dërguar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Informacioni i policise

Më datë 15.05.2018, rreth orës 06:22 në zonën e Mëzezit, dy shtetasit L. S., dhe L. S., (bashkëshortë) kanë qënë duke dalë për në oborrin e shtëpisë dhe në momentin që kanë hapur derën e shtëpisë ka ndodhur një shpërthim ku si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar të dy bashkëshortët.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Sekuestrohen në Tiranë 4 makina të blinduara me vlerë 1 milion euro

Shtetasit e dëmtuar janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook