Ballina Aktualitet Shpërthimi i 13 janarit në Shkodër, dalin para togave të zeza 3...

Shpërthimi i 13 janarit në Shkodër, dalin para togave të zeza 3 të dyshuarit e atentatit (Emrat)

Autorët e dyshuar për atentatin e 13 janarit në Shkodër, në të cilin mbetën 8 të plagosur, janë arrestuar sot nga policia e Shkodrës.

Sipas burimeve policore bëhet fjalë për shtetasit Endri Çopja, Ardjel lulaj dhe Serxho Teta të cilët dolën sot para togave të zeza, ku iu është caktuar masa e siguridë ‘arrest me burg’.

3 autorët e dyshuar janë dërgura nën masa të rrepta sigurie në Gjykatën e Shkodrës, institucion në të cilin ka prani të mëdha të forcave policore.

LEXO EDHE:  Përmbytjet në Shkodër, kreu i Emergjencave Civile jep alarmin: Në mbledhje të marrë pjesë dhe prokurori i rrethit, po groposet puna jonë

Bëhet me dije se të arrestuarit kanë mohuar në mënyrë kategorike lidhjen me ngjarjen për të cilën akuzohen, duke thënë sallën gjyqësore se për ta kishte qenë hera e parë që kishin shkuar në Shkodër.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 13 janar, në lagjen “Rus” në Shkodër, në të cilën mbeti i plagosur objektivi i atentatit, Lulzim Kulla.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook