Ballina Aktualitet Shqipëria kërkon të pastrojë forcat e policisë nga ‘mollët e kalbura’, media...

Shqipëria kërkon të pastrojë forcat e policisë nga ‘mollët e kalbura’, media botërore jehonë ligjit të vettingut

Pas miratimit të projektiligjit për vettingun në Policinë e Shtetit, media e huaj i ka bërë jehonë të ndjeshme lajmit lidhur me këtë çështje.

 Lajmi ka gjetur vend në gazetat më të mëdha amerikane, si ‘New York Times”, “Fox News”, “Abc News”, “Uashington Post”, e qindra media të tjera mbanë globit.

Mirëpo, në agjencinë prestigjoze “Associated Press”, ky lajm është publikuar nën titullin: “Shqipëria kërkon të pastrojë forcat e policisë nga ‘mollët e kalbura’.”

Kjo ngjarje ka bërë përshtypje për shkak se një reformë e tillë rrallë herë është ndërmarrë në një trupë policie.

Në artikull përmendet fakti që procesi i Vettingut është në zhvillim edhe në radhët e sistemit të drejtësisë. 

Sipas p/ligjit, subjekt i tij do të jenë, përveç trupës prej 13 mijë efektivësh të Policisë së Shtetit, edhe efektivët e Gardës së Republikës, sikurse dhe punonjësit e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

 P/ligji i miratuar në mbledhje të qeverisë, pritet të kalojë në filtrat kuvendore deri sa të miratohet përfundimisht dhe të nisë efektet e tij. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook