Ballina Aktualitet Shqipja gjuhë zyrtare në Maqedoni, Berisha: Fitore historike

Shqipja gjuhë zyrtare në Maqedoni, Berisha: Fitore historike

Ish-kryeministri, Sali Berisha nëpërmjet një statusi në Facebook ka përshëndetur vendimin e Parlamentit të Maqedonisë pasi bëri gjuhën shqipe, gjuhë zyrtare.

Berisha shkruan se kjo është një arritje e madhe dhe se ky vendim ka ardhur në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit.

Postimi i Berishës:

Votimi i ligjit për gjuhën shqipe në Parlamentin e Maqedonisë, një arritje e madhe!

Të dashur miq, sot Parlamenti i Maqedonisë në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit miratoi ligjin për përdorimin e Gjuhës Shqipe në territorin e Republikës së Maqedonisë.

LEXO EDHE:  DENONCIMI/ "Bandat po bëjnë namin në Elbasan, lëvizin me armë në brez e me makina të blinduara..."

Duke përshendetur këtë akt të rëndësishëm dhe të gjitha ata që bënë të mundur votimin e tij, theksoj se zbatimi i këtij ligji do shënonte një fitore historike për shqiptarët e Maqedonisë dhe kombin shqiptar në tërësi! sb

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook