Ballina Aktualitet “Shqiptarët janë kafshë, ne i bëmë njerëz”, vjen reagimi për qëndrimet raciste...

“Shqiptarët janë kafshë, ne i bëmë njerëz”, vjen reagimi për qëndrimet raciste nga gazeta greke

Komiteti i Helsinkit në Greqi, ka denoncuar gazetën “Proto Thema” për qëndrime raciste ndaj shqiptarëve.

Reagimi erdhi pas botimit të një shkrimi nga ana e gazetarit Themis Anastesiadhis.

Ai i ka quajtur shqiptarët, “kafshë që erdhën në Greqi në gjendje kafshërore dhe ne i bëmë njerëz”.

Në shkrimin e tij gazetari Anastesiadhis thotë se grekët e kanë vetë fajin që i bënë shqiptarët njerëz.

Menjëherë pas këtij shkrimi, ka ardhur dhe reagimi nga Komiteti i Helsinkit në Greqi, që vendosi të kryejë denoncimin pranë departamentit kundër dhunës raciste në shkelje të ligjit./Vizion Plus.

Image

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook