Ballina Aktualitet Shqiptari në Itali kapet me 40 mijë euro drogë në makinë, u...

Shqiptari në Itali kapet me 40 mijë euro drogë në makinë, u “tradhëtua” nga

Karabinierët kanë arrestuar një 28-vjeçar shqiptar në Brogomeduna në Pordenone të Italisë.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari i arrestuar është Edison Troksi, i cili posedonte dokumenta të rregulla qëndrimi në shtetin fqinj.

Bëhet me dije se policia e ka ndaluar 28-vjeçarin teksa po lëviste me mjetin e tij “Mercedes C-Class”.

“Patrulla e karabinierëve kishte vënë re se i riu ishte shumë nervoz, dhe fytyra e tij e ka ‘tradhtuar’ duke u ndaluar kështu për tu kontrolluar”, shkruajnë mediat italiane.

Karabinierët kanë zbuluar 4.3 kg marijuanë në bagazhin e makinës, brenda një karroce. Troksi u arrestua për trafikim të paligjshëm të drogës.

Hetimet janë në proces për të kuptuar origjinën dhe destinacionin e drogës që në treg, do të kishte shumën mbi 40 mijë euro.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook