Ballina Aktualitet Shqiptarja spiunon burrin biznesmen, policia zbulon skajin e një filli trafiku ndërkombëtar...

Shqiptarja spiunon burrin biznesmen, policia zbulon skajin e një filli trafiku ndërkombëtar kokaine

Policia italiane ka arrestuar sot një shtetas italian, sipërmarrës të një firme të njohur të transportit detar, i akuzuar për trafik droge.

Autoritetet policore, kanë ndaluar një mjet në të cilën udhëtonin dy gra, njëra prej të cilave ishte shqiptare. Kjo e fundit u ka dorëzuar nga frika efektivëve të policisë një pako me plot 1 kg kokainë.

Shqiptarja më pas ka treguar gjithçka para policisë dhe pas kësaj është bërë e mundur edhe arrestimi i bashkëshortit të saj në banesën e tyre.

Gjatë kontrollit të banesës së 57-vjeçarit, policia ka zbuluar dhe një sasi tjetër prej 200 gramësh kokainë dhe ka dyshime serioze se çifti italo- shqiptar, ka qenë i lidhur me një linjë të madhe të trafikut të kokainës.

Policia italiane është e bindur se ka zbuluar vetëm skajin e një filli të rëndësishëm trafiku, që shkon deri në Shqipëri e që mund të zbulohet në ditët e ardhshme.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook