Ballina Aktualitet “Shtylla kurrizore e Tiranës moderne”, Veliaj zbulon imazhet e sheshit monumental në...

“Shtylla kurrizore e Tiranës moderne”, Veliaj zbulon imazhet e sheshit monumental në Bulevardin e Ri

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka zbuluar imazhet se si do të duket sheshi monumental në fund të Bulevardit të Ri.

Në pamjet e publikuara nga Veliaj, duket se sheshi do të jetë një oaz qetësie falë hapësirave çlodhëse.

“Ja si do duket sheshi monumental në fund të Bulevardit të Ri. Nga këtu tek Nënë Tereza 4km, shtylla kurrizore e Tiranës moderne”, shkruan Veliaj në postimin e tij në Facebook.

Në pjesën fundore të Bulevardit të ri, përgjatë lumit të Tiranës do të ndërtohet një hapësirë pedonale për qytetarët, si dhe hapësira të posaçme ku qytetarë të mund të kalojnë kohën e tyre me aktivitete të ndryshme socialkulturore.

Krijimi i parqeve në të dyja anët e lumit, si edhe i hapësira të tjera çlodhëse, do ta kthejnë sheshin e ri monumental në fund të Bulevardit të Ri, një pikë reference për jetën e përditshme urbane të fëmijëve, të të rriturve dhe të moshuarve.

Në këtë mënyrë, pas sheshit “Nënë Tereza”, bulevardi do të ketë edhe një tjetër mbyllje ceremoniale shumë dinjitoze, që do të kulmojë me këtë hapësirë të re të gjelbër të ndërthurur me rrjedhën e Lumit Tirana.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook