Ballina Aktualitet “Shuani përplasjet mes jush”, Erdogan ka një mesazh për Ramën dhe Metën

“Shuani përplasjet mes jush”, Erdogan ka një mesazh për Ramën dhe Metën

SHPËRNDAJE

Recep Tayyip Erdogan, një nga presidentët me më shumë influencë në Ballkan ka dhënë një intervistë për gazetarin Sokol Balla ka dhënë disa mesazhe tepër të forta për vendin tonë. Ai ka uruar Presidentin Meta dhe kryeministrin Rama gjithashtu.

Presidenti Turk vlerëson harmonin fetare që egziston në Shqipëri dhe madje e quan Shqipërinë si një vend model për vendet e tjerë lidhur me harmonin fetare në botë.

“Shqipëria është vend unik me shumëllojshmëri fetare e kulturore dhe në këtë aspekt ka një respekt reciprok mes myslimanëve dhe të krishterëve. Kjo bashkëjetesë është një pasuri dhe lutem shpesh që të mbështetet edhe më tej nga Shqipëria. Por ka edhe të tjerë që përpiqen ta përçajnë Shqipërinë. Lutem që ata të thyejnë kokën në mur”, u shpreh Erdogan.

Si një vëlla i madh për kryeministrin tonë duket se raporti mes tij dhe Edi Ramës shkon më tej ku e uron Ramën në mes të fushatës elektorale.

“Dua t’i uroj fat mikut tim të dashur, kryeministrit Edi në përpjekjet e tij. Po ashtu edhe presidentit të zgjedhur. Personalisht jam për një solidaritet mes tyre. Zgjedhjet në Shqipëri do të shënojnë fillimin e një epoke të re dhe unë besoj se shqiptarët do të fuqizojnë të ardhmen e tyre”, thotë Erdogan.

 

Erdogan ndalet dhe tek përplasjet institucionale ku nënvizon se këto përplasje duhet të shuhen sa më shpejtë pasi investimet turke në shqipëri kanë arritur shifra tepër serioze rreth 3 miliardë euro.

“Investimet turke në Shqipëri kanë arritur në nivele shumë serioze, rreth 3 mld euro investime. Nuk e di sa investime keni marrë nga BE, por investimet tona nuk do të ndalen. Në Shqipëri ne kemi një rreze të gjerë investimesh dhe pak ditë më parë disa biznesmenë biseduan me mua për perspektivën e investimeve në Shqipëri pas zgjedhjeve”, thekson Erdogan.

Gjithashtu Erdogan nuk harron të gjykoj dhe ndërhrjet e Gylenit në Shqipëri pasi i quan ato shumë të rrezikshme

“Fejtullahistët janë kthyer në rrezik për Turqinë dhe unë do të jem shumë i qartë në këtë drejtim. Shqipëria është një vend me popullsi të vogël dhe ata mund të përbëjnë një rrezik edhe më të madh”, shton Erdogan.

Comments

comments

SHPËRNDAJE

Dy akuzat e Prokurorisë ndaj ish-ministrit të Brendshëm, ja sa vite burg rrezikon Saimir Tahiri

Përçarja e bandës së “Habilajve”, çfarë thonë në telefon të zemëruar pjestarët e bandës

Prokurorët shkojnë në Kuvend, kërkojmë zyrtarisht arrestimin e Saimir Tahirit (VIDEO)

VIDEO/ Edi Rama një kufomë politike që sillet vërdallë dhe flet si i çekuilibruar, deklarata e Bashës

Analiza e Agron Gjekmarkaj: Bravo çuna italianë, se për “çunat tanë”…

Lajmi i Fundit/ I bllokohet pasaporta Saimir Tahirit

Arrestimi i Tahirit është vetëm hapi i parë, Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Mandateve

Lajmi i Fundit/ Kërkohet arrestimi i Saimir Tahirit nga prokuroria

Vasili publikon mesazhet: “Nuk ishte e nevojshme të të përgjoja ty, more i mjerë, sepse…”

Habilaj u rrëfen italianëve për lidhjet me Policinë dhe mikun që kanë në zyrën e radarëve në Tiranë

Artikulli paraprakRama sulmon kundërshtarët: Luli dhe Petriti po rrezikojnë çdo ditë reformën në drejtësi
Artikulli tjetërMinistrja teknike thyen rregullat, firmos tenderin e vëllait të kryebashkiakut Vorë