Ballina Aktualitet Shuhet familja në Shkodër, ndahet nga jeta dhe vajza 10 vjeçe pas...

Shuhet familja në Shkodër, ndahet nga jeta dhe vajza 10 vjeçe pas aksidentit në Velipojë

Vazhdon tragjedia për familjen Preka nga Shkodra që pësoi aksident në aksin Velipojë-Shkodër.

Ndahet nga jeta dhe fëmija e tretë, Noemi Preka, 10 vjeçe. Vajza ka ndërruar jetën në Spitalin e Shkodrës.

Ajo ishte në një gjendje shumë të rëndë shëndetësore pas aksidenti ku humbën jetën babai, vëllai dhe motra e saj.

Ndarjen nga jeta e konfirmon edhe Dom Marjan Gega, famullitari i Velipojës përmes një statusi në facebook.

“Me sa duket Zoti te deshti ma shume se sa ne. Ma shume se te qendroje me ne, ndoshta te gjithe jeten e pikellume, ai i Lumi preferoi me te bashku me baben, motren e vllaçkon tand!
Pushofsh ne Paqe Noemi!”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook