Ballina Aktualitet Shuhet në moshën 80-vjeçare “Mësuesi i Popullit”, Kolec Topalli

Shuhet në moshën 80-vjeçare “Mësuesi i Popullit”, Kolec Topalli

Është ndarë nga jeta në moshën 80 vjeçare Prof. Dr. Kolec Topalli, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Lajmi është bërë me dije sot përmes një njoftimi për mediat, ku mësohet se Prof.Dr Topalli vunte nga një sëmundje e rëndë.

Ai ka qenë anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, “Mësues i Popullit”, studiues i gjuhës, veprimtar publik dhe drejtues e funksionar në institucione të larta shkencore dhe zyrtare.

Njoftim për mediat

Sot, më 24 Maj 2018, pas një sëmundjeje të rëndë, u nda nga jeta në moshën 80 vjeçare Prof. Dr. Kolec Topalli, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, “Mësues i Popullit”, studiues i gjuhës, veprimtar publik dhe drejtues e funksionar në institucione të larta shkencore dhe zyrtare.

Homazhet në nderim të personalitetit të akademik Kolec Topalli do të mbahen në Akademinë e Shkencave më datë 25 Maj 2018, nga ora 10.00-11.00.

Ceremonia e përcjelljes do të zhvillohet në qytetin e Shkodrës.

Akademia e Shkencave i shpreh ngushëllimet më të thella familjes, komunitetit akademik, miqve dhe kolegëve brenda dhe jashtë vendit.

Tiranë më, 24 maj 2018

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook