Ballina Aktualitet “Si u ndjeva kur vajza ime më tha se do bëhej pjesë”,...

“Si u ndjeva kur vajza ime më tha se do bëhej pjesë”, Berisha rrëfen të vërtetat mbi grevën e studentëve në 1991

I ftuar në një emison, ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur gjatë mbi organizatorët e protestës dhe qytetarëve për rrëzimin e shtatores së dikatorit Enver Hoxha, 27 vite më parë.

Berisha u shpreh se gjithçka, nga fillimi i shkurtit e deri në ditën e rrëzimit të shtatores, organizua nga Partia Demokratike.

I pyetur nëse edhe vajza e tij ka qenë pjesë e grevës së zhvilluar në qytetin “Studenti”, Berisha tha se nuk mund ta konceptonte një gjë të tillë, që të tjerët të futeshin dhe vajza e tij jo.

“Edhe vajza ime ka qenë në grevën e urisë. Ajo më pyeti dhe unë i thashë shumë mirë. S’mund të ndodhte që të tjerët të futeshin dhe ajo jo. Ka ndejtur deri në momentin e fundit. Grevat shndërrohen në një masë të ngurtë që nuk e thyen askush. Po t’i thoshte PD dilni nga greva, ato do thonin gjithmonë Jo,” rrëfeu Berisha.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook