Ballina Aktualitet Sinoptikanët japin alarmin: Në fundjavë rikthehet rreziku i përmbytjeve, ja zonat që...

Sinoptikanët japin alarmin: Në fundjavë rikthehet rreziku i përmbytjeve, ja zonat që mund të preken

Kjo fundjavë rikthen rrezikun e përmbytjeve në vend. Paralajmërimi është bërë nga sinoptikanët të cilët theksojnë se fundjave do të shoqërohet nga reshje të dendura shiu, të cilat mund të shkaktojnë përmbytje.

Sipas ekspertit të Institutit të Gjeoshkencave, Metodi Marku, zona e veriut rrezikohet më tepër nga përmbytjet, veçanërisht Qarku i Shkodrës.

“Reshjet mëtë larta pritet të jenë në qarqet e veriut dhe qendrës, por kryesisht në pjesën e tyre malore dhe më pak ka mundësi ka për zonat urbane. Për shkak të intensitetit të reshjeve nuk përjashtohet ndonjë mundësi e vogël të vërehet edhe ndonjë shqetësim urban por gjithmonë bëhet fjalë për një sipërfaqe të vogël dhe kjo në varësi të kanalizimeve”, është shprehur Marku.

Në një vështrim të përgjitshëm, sipas IGJEUM, ky dimër është karakterizuar nga intensitet reshjesh dhe temperatura mbi mesataren.

“Në ditët që jemi aktualisht temperaturat janë më të larta sesa mesatarja dhe java tjetër pritet të na odrojë më shumë me mesataren shumëvjeçare të temperaturave për muajin janar. Specifika e këtij dimri, nuk ka qenë aq shumë sa i përket temperaturave por përsa i përket sasisë së reshjeve”, shton eksperti i IGJEUM.

Ndërkohë që përmirësimi i kushteve të  motit pritet të ndodhë në fillim të javës së ardhshme.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook