Ballina Aktualitet Sipas studimeve të bëra ky do të jetë ndryshimi i klimës deri...

Sipas studimeve të bëra ky do të jetë ndryshimi i klimës deri në vitet….

 

Që nga viti 1990 deri në fund të vitit 2017, vendet e Ballkanit Perëndimor janë goditur nga 100 fatkeqësi natyrore, nga të cilat janë prekur 3.8 milionë njerëz dhe janë shkaktuar 3.5 miliardë lekë dëme.

Rajoni i ballkanit  vlerësohet të jenë në ndikimin e lartë të ndryshimeve të klimës dhe fatkeqësive natyrore ne reng global gjithashtu këtu rënditet dhe shqipëria.Statistikat tregojnë se që nga viti 1990 e deri në fund të vitit 2017 janë prekur rreth 962,326 shqiptarë nga përmbytjet e shumta.

Banka Botërore bën të ditur se ndryshimi i klimës dhe urbanizimi i zonave të cilat kanë potencial të lartë rreziku nga këto fatkeqësi raporton se rreziqet do të shtohen në Shqipëri dhe në Ballkan deri në vitin 2080. Vetëm gjatë majit 2014, reshjet e shumta në Bosnjë-Hercegovinë kanë prekur rreth 1 milion njerëz,25% e popullsisë,duke shkatrruar humbje njerzish dhe materiale të shumta.