Ballina Aktualitet Skandal! Panucci gjobitet në Itali për fotot nudo të Tottit me gruan

Skandal! Panucci gjobitet në Itali për fotot nudo të Tottit me gruan

Një proces gjyqësor yjesh… Në kuptimin që në letra figurojnë emra të yjeve të futbollit dhe të spektaklit. Qoftë si dëshmitarë (Kristian Panuçi) apo edhe si viktima si (Françesko Toti dhe bashkëshortja e tij, Ilari Blazi). 

Procesi gjyqësor përpara gjykatësit të Trapanit, Fabio Oreste Marrokoli, që ka si të pandehur një qytetar të provincës së Trapanit, Alesio Çiçero, i cili gjatë periudhës 2011-2012 ka punuar si instruktor noti në Maldive shkruan panorma. 

NGJARJA NË MALDIVE

Ka ndodhur pikërisht në Maldive, në krahinën Ahmed Tila, më 31 dhjetor të vitit 2011, kur ish-kapiteni i Romës dhe gruaja e tij Ilari Blazi, kishin shkuar për pushime. Bashkë me ta ishin edhe Kristian Panuçi, sot trajner i Kombëtares shqiptare, dhe Mauricio Katalani, autor televiziv dhe regjisor i RAI-t. Ky i fundit, mik i ngushtë me çiftin e famshëm italian, u bëri atyre disa foto teksa ata ishin me rroba banjoje. Katalani, që kishte mik edhe Çiçeron, i pati bërë disa foto edhe instruktorit të notit, teka ky i fundit dhuronte spektakël me zhytjet dhe të tjera demonstrime të profesionit të tij.

U SHITËN FOTOGRAFITË

Çfarë ndodhi më pas? Sipas asaj që raportonte dje portali (www.tp24.it), Çiçero i pati kërkuar Katalanit fotografitë që i kishte bërë. Ky i fundit i kishte dhënë në mirëbesim aparatin e tij dhe i kishte kërkuar që të shkarkonte fotot ku ishte vetëm ai. E kishte porositur madje që të mos ngatërrohej me fotografitë e tjera që gjendeshin në celular. Çiçero i kishte premtuar fillimisht se nuk do të shkarkonte fotografi të tjera, por më pas nuk i rezistoi dot tundimit. Ai kishte marrë edhe fotot e Totit me Blazin. Më pas, këto fotografi ia shiti për disa mijë euro të përjavshmes “Oggi”. Fotot dhe artikulli u publikuan në janarin e vitit 2012.

LEXO EDHE:  Dështon gjyqi i Shullazit, seanca shtyhet për të nëntën herë

PSE U PËRFSHI PANUÇI?

Françesko Toti dhe Ilari Blazi, megjithëse ishin pala më e dëmtuar, refuzuan që të bëjnë padi dhe u mënjanuan. Por regjisori Katalani është ndjerë thellësisht i prekur dhe i tradhtuar nga miku i tij Çiçero dhe ka ngritur padi duke kërkuar dëmshpërblim për dëmet morale dhe materiale që i kushtoi shpërndarja e atyre fotografive. Të mërkurën e kaluar ishte seanca e radhës për këtë gjyq dhe ishte thirrur për të dëshmuar Kristian Panuçi, trajneri i Kombëtares shqiptare.

Ky i fundit nuk ka mundur që të jetë i pranishëm për shkak të impenjimeve që ka pasur së fundmi me Kombëtaren kuqezi. Për këtë arsye, gjykatësi Marrokoli ka vendosur ta ndëshkojë me 250 euro gjobë. Seanca e radhës gjyqësore është caktuar më 21 nëntor dhe aty Panuçi duhet të paraqitet, sepse më pas ekziston mundësia që ai t’u kërkojë autoriteteve përkatëse që ta marrin forcërisht për të dëshmuar trajnerin e Shqipërisë./Albeu