Ballina Aktualitet Qeveria “heq qafe” krahun e djathtë të Moisi Habilajt, ia dorëzon në...

Qeveria “heq qafe” krahun e djathtë të Moisi Habilajt, ia dorëzon në Rinas autoriteteve italiane

Dy agjentë të Interpolit kanë përcjellë sot në Rinas, Nezar Seitin, me urdhër të ministres së Drejtësisë.

Për ekstradimin drejt Italisë, policia shqiptare citoi disa nene të Kodit Penal italian, për të cilat Seiti do të përgjigjet në Itali.  Ato u shoqëruan me sqarimin se Nezar Seiti, u është dorëzuar në Rinas autoriteteve italiane në bazë të urdhrit nga ministria e Drejtësisë.

“Ministria e Drejtësisë, ka urdhëruar dorëzimin e personit tek autoritetet italiane brenda datës 30.01.2018” , thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Qeveria më në fund “hoqi qafe” krahun e djathtë të Moisi Habilajt, i vetmi që ishte arrestuar nga dosja që implikon Saimir Tahirin në trafik droge. Që nga dita që u arrestua, Nezar Seiti kishte këmbëngulur për ekstradimin drejt Italisë, por ishte mbajtur me disa vendime gjykate pas përpjekjeve të prokurorëve të Krimeve të Rënda.

Edhe në momentin e ekstradimit, për Nezar Seitin ekzistonte masa e arrestit me “burg pa afat” nga gjykata, por duket se Ministria e Drejtësisë e ka shpërfillur totalisht.

Me firmën e Etilda Gjonajt, është urdhëruar ekstradimi drejt Italisë dhe Fatmir Xhafaj ka bërë menjëherë ekzekutimin e urdhrit.

Duket se Gjonaj ka shkelur vendimet e Gjykatave të Shkallës së Parë dhe Apelit të Krimeve të Rënda, si dhe një vendim të Gjykatës së Lartë, të cilat kanë vendosur arrest me burg për Seitin.

Duket se ekstradimi i 41 vjeçarit nga Gjormi i Vlorës, është bërë pa dijeninë e avokatit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Si Prokuroria e Krimeve të Rënda ashtu edhe në Prokurorinë e Përgjithshme thonë se nuk e kuptojnë mbi ç’baza ligjore është kryer ky ekstradim, në një kohë kur ndaj Seitit kishte një masë sigurimi arrest me burg. Me siguri që sapo ka zbritur në Itali, Nezar Seiti është mikpritur nga hetuesit italianë. Dosja e banditëve që trafikonin tonelata me kanabis drejt brigjeve të Italisë bëhet më e plotë me “krahun e djathtë të Moisi Habilajt”.

LEXO EDHE:  Vrasja e çiftit në Shkodër/ Gjendet një makinë e djegur në dalje të qytetit, dyshohet si e ekzekutorit (Foto)

Nezar Seiti u konsiderua si njeriu që kishte për detyrë organizimin e transportit detar të drogës dhe ndarjen e parave që fitohej nga shitja e saj. Në rolin e “financierit” të bandës, ai ishte përgjuar nga Antimafia italiane dhe përgjimet u dërguan edhe në Shqipëri.

Për prokurorët shqiptarë, Seitaj ishte një i burgosur i rëndësishëm, pjesë e dosjes ku është përfshirë Saimir Tahiri.

Si duhet lexuar “lëshimi” që iu bë Nezar Seitit?

Duke qenë se kemi të bëjmë me një vepër penale që ka ndodhur në të dyja anët e kufirit, ligji supozohet të ndëshkojë njësoj trafikantët e të dy vendeve.

Hetimet duhet të jenë komplementare. Për këtë arsye, italianët kanë sjellë në Shqipëri dosjen me përgjimet dhe Nezar Seiti ishte i vetmi i arrestuar nga pala jonë.

Por kur drejtësia italiane ka 7 të arrestuar për këtë çështje, pa llogaritur Nezar Seitin, në Shqipëri qelitë janë bosh.

Bilanci i Prokurorisë së Katanias përballë asaj të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë, për të njëjtën vepër penale, është katastrofik për disa arsye.

Prokurorët shqiptarë u penguan nga Partia Socialiste për arrestimin e Saimir Tahirit.

2) Dështoi aksioni për arrestimin e ish shefave të policisë, të akuzuar për trafik droge

3) Orest Sota u lirua nga burgu pasi u kap me 863 mijë euro dhe patentat e Saimir Tahirit

Tani me firmën e Etilda Gjonajt dhe pa llogaritur as prokurori dhe as gjykata, “hiqet qafe” edhe i arrestuari i vetëm i çështjes, Nezar Seiti.

Dosja e Tahirit po shkon drejt shpërbërjes dhe goditja e Etilda Gjonajt ka qenë e fundit. Tani është kuptuar se edhe gjykatësit kanë ndërruar mendje, që kur i kthyen ish ministrit të Brendshëm pasaportën dhe kartën e identitetit.

LEXO EDHE:  Skandal. “8 mijë studentë shqiptarë rrezikojnë studimet jashtë vendit”, ja arsyeja

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook