Ballina Aktualitet Skandali në Dibër/ “Të fus plumbin”, trajneri i Vllaznisë rrëfen kërcënimet me...

Skandali në Dibër/ “Të fus plumbin”, trajneri i Vllaznisë rrëfen kërcënimet me jetë (Video)

Një tjetër skandal ka ndodhur në Kategorinë e Parë të futbollit në Shqipëri, ku trajneri i Vllaznisë B, Ervis Kraja, që akuzon drejtpërdrejt administratorin e Korabit, Femi Mëziu, se ka kërcënuar me jetë kapitenin e skuadrës së tij, Enes Isufi.

Në takimin që Korabi vendas luajti me Vllazninë B, në fund ishin dibranët ata që fituan me shifrat 1-0.

“Administratori Femi Mëziu na ka kërcënuar. Lojtarëve i thoshte se do i fus plumbin. Një turp për atë person. Hynte në fushën e lojës sa herë të donte, gjithashtu i bënte presion edhe gjyqtarëve. Do ta kallëzojmë në polici.”, shprehet trajneri.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook