Ballina Aktualitet Skuqet nga gjaku deti në Borsh, pushuesit vënë duart në kokë

Skuqet nga gjaku deti në Borsh, pushuesit vënë duart në kokë

 

Këto pamje për shumë persona mund të jenë vërtet të rënda dhe shqetësuese, duke qenë se sasia e gjakut është me të vërtetë shumë e madhe e vetmja gjë që mund t’ju qetësoj është se ai gjak nuk është njeriu.

Bëhet fjalë vetëm për gjakun e nxjerrë nga një peshk i madh, 10-15 kilogramë që një peshkatar i zonës aty pasi e kishte kapur ka vendosur ta pastrojë në breg të detit ku si pasojë fëmijët që po luanin aty janë trembur goxha. Pushuesit u revoltuan dhe shkuan pranë tij duke debatuar e duke i ngritur zërin peshkatarit të cilit po i kërkohej që ta largonte peshkun nga aty.

Ja çfarë bënë një peshkatar që tmerroi plazhistët dhe fëmijët në mes të plazhit në Borsh, duke therë një peshk rreth 10- 15 kg, ku gjaku u shpërnda gjithandej. Edhe pse njerëzit debatuan me peshkatarin që të mos e pastronte aty, ai as që e prishi terezinë. Peshkun e kishin kapur me rrjetë”, – thotë qytetari.