Ballina Aktualitet Sot shpallen fituesit e Lotarisë Amerikane, ja ku mund të kontrolloni

Sot shpallen fituesit e Lotarisë Amerikane, ja ku mund të kontrolloni

Fituesit e Lotarisë Amerikane do të shpallen ditën e sotme në orën 18:00. Të gjithë aplikuesit mund të verifikojnë nëse janë përzgjedhur ose jo nga Lotaria Amerikane.

“Të martën, duke filluar nga ora 18:00, mos harroni të kontrolloni nëse jeni një nga të përzgjedhurit e Vizës së Lotarisë! 👉 #PyetAnën”, shkruante Ambasada Amerikane në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”.

Për të parë përgjigjet përfundimtare të regjistruarit në DV-2019 duhet të vendosin në përdorim numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve.

LEXO EDHE:  Panik në Mal të Zi, sulmohet ambasada amerikane, agresori hedh veten në erë

Kontrolli i Statusit të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten dhe anëtarët e tyre të familjes.

Departamenti gjithashtu do t’u konfirmojë të përzgjedhurve datat e tyre të intervistave për vizë nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistruarve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook