Ballina Aktualitet Spahia: “Ministria kërkon mjekët që i dëboi nëpër botë”

Spahia: “Ministria kërkon mjekët që i dëboi nëpër botë”

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia nëpërmjet një statusi në Facebook ka ironizuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë, që kërkon punësimin e mjekëve.

“Ministria kërkon mjekë.. Mjekët që kërkoni i dëbuat në Gjermani dhe nëpër botë, të mbytur nga hajdutëria e babëzia juaj e neveritshme”, shkruan deputeti demokrat.

Ish-zëvendësministri i Shëndetësisë më tej i bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e organizuar nga opozita më 27 Janar.

“Në Shqipëri kërkohet qeveri, shqipëtarët nuk durojnë dot më bandën kriminale që sundon vendin tonë! Të mblidhemi të gjithë shqipëtarët të protestojmë me 27 Janar për shporrjen e kësaj bande kriminale që po na mbyt shpresën për një të ardhme dinjitoze në vendin tonë!”, shkruan ai.

LEXO EDHE:  FOTO/ Njihuni me stjuardesat më atraktive dhe joshëse në botë

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook