Ballina Aktualitet Statistikat/ Stundentët shqiptarë rënditen me shpenzimet më të larta në Europë.

Statistikat/ Stundentët shqiptarë rënditen me shpenzimet më të larta në Europë.

 

Të gjithë studentët kanë pushtuar rrugët e Tiranës kundër rritjes së tarifave të universitetit. Edhe pse vëndi ynë nuk ka universitetet me cilësi më të mira se të Europës,në krahasim me moshatarët e tyre europianë arsimi u kushton më shtrenjtë studentëve shqiptarë.

Të dhënat krahasuese nga anketat e buxhetit të familjeve,te përpunuara nga monitor,bëjnë të ditur se familjet shqiptare kanë peshën më të lartë të shpenzimeve për arsim ndryshe nga ato vënde të rajonit dhe ato të Bashkimit Europian.

INSTAT tregon të dhënat e fundit,për matjen e nivelit të jetesës e cila tregoi se pesha e shpenzimeve për arsim ishte 3.9% e totalit të shpenzimeve të familjeve shqiptare, një peshë gati katër herë më e lartë se e familjeve Europiane.

Mesatarja e Bashkimit Europian është 1.1%, ndërsa një familjeje në rajon i kushton shumë më pak (në termin relativ ndaj shpenzimeve totale) që të shkollojë fëmijën. Serbia, Maqedonia, Bosnjë Hercegovina e kanë këtë raport midis 0.6-0.7%, ndërsa në Kroaci arrin në 1.1%.