Ballina Aktualitet Strategjia e Koimsionit Evropian, Gjosha bën parashikimin e errët: Shqipëria e ka...

Strategjia e Koimsionit Evropian, Gjosha bën parashikimin e errët: Shqipëria e ka humbur trenin e 2025-ës

Pas diskutimeve të Komisionit Evropian mbi strategjinë e Zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, vjen dhe reagimi i ish-ministres së Integrimit, Klajda Gjosha.

E fuar në një emision Gjosha tha se Shqipëria e ka humbur trenin e 2025-ës.

Ish-ministrja e LSI-së theksoi se vendi ynë nuk ka plotësuar kushtin kryesor për të qenë pjesë e BE-së, që është reforma në drejtësi dhe vetingu.

“Risia ne këtë dokument te BE është vendosja e një afati konkret sic është viti 2025. Sigurisht qe do te kërkohen kushte per tu plotësuar. Momenti i hapjes se negociatave do te sjell nje monitorim te shumëfishte, dhe Shqipëria ka nevoje për një monitorim te rrepte. Përsa i përket Shqipërisë, per fat te keq duhet te themi se Shqipëria e ka humbur trenin e vitit 2025. Deklarata e BE persa i përket Shqipërisë ishte me gjuhe evazive dhe ngre pikëpyetje, pasi Shqipëria ende nuk ka plotësuar kushtin kryesor siç është reforma ne drejtësi dhe vetingu. Megjithatë do te shikohet per ketë ne muajin prill. Ajo çka është e rëndësishme është se duhet një pune e madhe si nga qeveria ashtu dhe nga maxhoranca. Duhet krijuar një imazh ndryshe për Shqiperine, sepse deri tani nuk është ai i duhuri. duhet zbatim me rigorozitet i detyrave, dhe jo shoë nga ana e qeverise”, tha Gjosha.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook