Ballina Aktualitet Studentët e UAMD-së në protestë të premten: Protestojmë për jetën!

Studentët e UAMD-së në protestë të premten: Protestojmë për jetën!

Studentët e universitetit “Aleksandër Moisiu” kanë vendosur të ngrihen e të protestojnë për problemin me të madh mjedisor, djegien e plehrave të qytetit një km larg prej godinave ku studiojnë me orë të tëra. Me thirrjen “Bashkohu”, ata ftojnë të gjithë qytetarët e Durrësit t’i bashkohen protestës që është lajmëruar të zhvillohet ditën e premte në orën 11.00

Më poshtë lajmërimi nga studentët.

BASHKOHU!

Rreth 1 kilometër nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës vazhdon prej vitesh djegia e mbetjeve e cila është kthyer në problemin numër një si për rreth 20 mijë studentë, ashtu edhe për stafin akademik.

Djegia e plehrave në Porto-Romano është, hapur në shkelje me ligjin, por sikur të mos mjaftonte kjo jetë njerëzish rrezikohen çdo ditë në këtë zonë. Jeta e studentëve që shumicën e kohës e kalojnë pranë Universitetit është seriozisht e rrezikuar nga mbetjet kancerogjene që digjen pa asnjë lloj kriteri, dhe jashtë çdo standarti.

Duke qenë të vetëdijshëm se JETA dhe SHËNDETI i qytetarëve, studentëve, stafik akademik dhe administratës është më e rëndësishme se të gjitha, duke qenë të vetëdijshëm se kjo kauzë është për JETËN, duke qenë të vetëdijshëm se askush nuk mund të vazhdojë më frekuentimin e këtyre ambienteve, duke qenë të vetëdijshëm se jeta jonë është në fije të perit, studentët e UAMD-së, kanë vendosur që me datën 02/11/2018 Ora 11;00 përballë kampusit Universitar në rrugë të mbahet Tubim-protestë ku do të bëhet thirrje URGJENTE për zgjidhjen e menjëhershme të kësaj situate ose përshkallëzimi i protestave do të jetë e pashmagnshme.

Me sloganin #jetambitëgjitha ftohen studentë dhe pedagogë të Premten/ Durres Lajm