Ballina Aktualitet “Studentët Protestojnë” por jo vetëm. Shoqata e Infermierëve paralajmëron protestë

“Studentët Protestojnë” por jo vetëm. Shoqata e Infermierëve paralajmëron protestë

Pas votitmit të Buxhetit për vitin 2019 nga anëtarët e kuvendit në vend, përmes një postimi në rrjetin e tyre në Facebook Shoqata e Infermierëve në Shqipëri reagoi kundër atij votimi duke u shprehur se ndiheshin të mashtruar nga qeveria.

Ndryshe nga cfarë u ishte premtuar nga qeveria se do të kishte rritje rroge deri në 20%, në përmbajtjen e draftit të Buxhetit për vitin 2019 thuhet se paga e infermierëve do t’i rritet vetëm 7%.  

Duke parë situatën e krijuar ditëve të fundit, ku studentë të Universiteteve nga i gjithë vendi janë ngritur në protestë masive, Shoqata e Infermierëve ka reaguar sërish në një status të tyrin në Facebook ku kanë “kërcënuar” me ngritjen në protestë, dhe bojkotimin e punës nëse qeveria nuk mban premtimin e dhënë. 

Në reagim thuhet se:   

“Deri me daten 25 nese Infermieret ne te gjithe vendin nuk marin shperblim dhe nuk mbahet premtimi per rritje page do ngrihen ne protesta deri ne bojkot te punes deri sa ta kuptojne vleren qe kane Infermieret.
Te gjithe bashke mund te arrijme ne ate kauz qe te gjithe duam.
Kushte pune me te mira
Paga me te larta 
Shperblim per fundvitin
Siguri ne pune
Vleresim te punes dhe figures se Infermierit
Verifikim te dosjeve te cdo infermieri qe ata pa diplome e pa license te largohen e te punesohen ata qe e meritojne
Largimin e frymes se presionit dhe politizimit te profesionit te Infermiereve
Keto e shume kerkesa qe kane Infermieret do parashtrohen ne ngritjen e te gjithe Infermiereve ne vend nese Qeveria qe eshte dhe cdo Qeveri nuk reagon per kete kategori punonjesish”.

 

LEXO EDHE:  Vrasja e qenve të rrugës dhe hedhja në Sharrë, reagon Bashkia e Tiranës: Ja si qëndron e vërteta