Ballina Aktualitet “Studentët Protestojnë”/ Protestë në Tiranë por jo vetëm, studentët shqiptarë në Letoni:...

“Studentët Protestojnë”/ Protestë në Tiranë por jo vetëm, studentët shqiptarë në Letoni: UNË PROTESTOJ

Siç edhe mund të kuptohet tashmë nga situata disa ditëshe në Shqipëri protesta studentore ka kaluar kufijtë e Shqipërisë duke bërë kështu dhe studentët  shqiptarë në Letoni t’i bashkohen asaj nën thirrjen: “|“Unë protestoj, me dashuri ngelësit e Letonisë”.  

Me pankarta në duar, fitues të bursave në Letoni,  përkatësisht Ares Tahiraga dhe Megi Foçi kanë shprehur mbështetjen e tyre për studentët në atdhe. Ata kanë reaguar gjithashtu dhe në rrjetin e tyre social Facebbok duke u solidarizuar me studentët në Shqipëri.   

“Me keqardhje dhe pamundësi për t’ju bashkuar protestës së studentëve në Tiranë, ne ngelësit dhe fitues të bursave në Letoni, shprehim mbështetjen tonë nga larg për kolegët tanë! Studentët nuk janë bankomati i qeverisë! Arsimimi dhe edukimi nuk janë luks, por domosdoshmëri për të ardhmen e Shqipërisë! Ne nuk jemi një brez delesh, studentët kanë një zë dhe do të dëgjohen!”, shkruan Megi Foçi.