Ballina Aktualitet “Studentët Protestojnë”/ Reagimi i Jozefina Topallit: ” Bravo studentë”

“Studentët Protestojnë”/ Reagimi i Jozefina Topallit: ” Bravo studentë”

Në një postim në rrjetin e saj social Facebook, ish-deputeja e Partisë Demokratike zonja Jozefina Topalli ka shprehur qëndrimin e saj në lidhje me protestën masive të studentëve që ka pushtuar vendin.

Ajo e nis postimin e saj duke i quajtur studentët si ” kujdestarë të vendit”, dhe vazhdon duke renditur disa nga arsyet që studentët kanë dhe duhet të dalin në protestë. Për më tepër ajo shton se studentët nuk protestojnë vetëm për të drejtat e tyre por në thelb ata po protestojnë kundra varfërisë së shumfishuar që ka kapluar vendin.

“Ata sot protestojnë kundra një sistemi të kalbur që nuk ka asgjë të përbashkët me atë që studentët e 8 Dhjetorit kërkuan 3 dekada më parë”. Kështu e komenton ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli protestën e studentëve, të cilët në shenjë kundërshtie kundër disa vendimeve të MAS, mbushën sot sheshet e Tiranës dhe jo vetëm.  

Statusi i plotë i Jozefina Topallit:

“Studentet- kujdestaret e kombit.
Sot studentet po i japin nje drite shprese Vendit te tyre.Ata sot po protestojne kundra tarifave, por ne thelb Protesta e tyre eshte kundra varferise se shumefishuar, kundra pamundesise per te jetuar nje jete sic e enderron cdo i ri; ata sot protestojne kundra papunesise te prinderve te tyre, kundra pensioneve qesharake te gjysherve te tyre; protestojne kundra padrejtesise, kundra brutatlitetit; kundra korrupsionit qe ka kap cdo qelize te ketij shteti; ata protestojne kundra krimit e pasigurise; protestojne ne fakt kundra qeverise dhe oligarkeve; kundra tradhetise se opozites dhe lidershipit te saj te korruptuar, si dhe kundra gjithe atyre qe pasurohen me karrigen politike qofshin ne pushtet apo opozite.
Ata sot protestojne kundra nje sistemi te kalbur qe nuk ka asgje te perbashket me ate qe studentet e 8 Dhjetorit kerkuan 3 dekada me pare.
Ata sot po i japin shprese famijeve te tyre , shtepise se tyre, vendit te tyre te dashur.
Ata po thojne : duam te jetojme ketu.. nuk duam te ikim si miliona shqiptare te tjere , vellezer e motra te tyre qe iken nga deshperimi.
Bravooo studenta”!

LEXO EDHE:  Pamje emocionuese, vogëlushja e paralizuar ecën vetë ditën e parë të kopshtit