Ballina Aktualitet Studimi/ Shqiptarët më të diskriminuarit në tregun e punës në Gjermani

Studimi/ Shqiptarët më të diskriminuarit në tregun e punës në Gjermani

Nënshtetas gjermanë, të lindur në vitin 1992, rritur dhe shkolluar në sistemin shkollor gjerman, ishin cilësitë e përbashkëta të kandidatëve fiktivë.

Ajo që i dallonte ishte origjina e prindërve.

6000 aplikime fiktive u dërguan në vende të shpallura për tetë profesione të ndryshme dhe të dhënat u analizuan në bazë të reagimeve apo mosreagimeve, shkruan revista gjermane “Der Spiegel”.

Afrikanët dhe myslimanët grupi më i diskriminuar
Konkuruesit fiktivë me prejardhje shqiptare janë më të diskriminuarit në tregun e punës në Gjermani. Konkuruesit me prindër gjermanë kanë marrë në 60% të rasteve përgjigje positive, ndërsa vetëm 51 % e konkuruesve me prejardhje jogjermane kanë marrë përgjigje positive.

Njerëzit me prejardhje nga Afrika ose nga vendet me besim mysliman janë grupi më i diskriminuar.

Konkuruesit me prejardhje nga Spanja kanë marrë deri në 73% reagime positive duke kryesuar listën e diskriminimit positiv dhe duke ua kaluar madje edhe konkuruesve gjermanë./dw/

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook