Ballina Aktualitet “Sulltan Kazani” i politikës shqiptare, ky kryeministër me nallona dhe opinga nuk...

“Sulltan Kazani” i politikës shqiptare, ky kryeministër me nallona dhe opinga nuk po kursen askënd

Muajt e fundit fjala kazan po artikulohet gjerësisht si në politikën Shqiptare ashtu edhe në kafenetë e shumta që e…

Nga Bled Marku

Muajt e fundit fjala kazan po artikulohet gjerësisht si në politikën Shqiptare ashtu edhe në kafenetë e shumta që e kanë rrethuar Tiranën si “Pylli Orbital i Kafeneve” të Lali Erit.

Kështu, kemi “Kazan Politik”, “Kazan Mediatik”, “Kazan Ekonomik”, “Kazan Artistik”etj etj … që po ti përmend të gjitha do më duhej një natë e gjatë dimri. Nuk po merrem me skandalet e njëpasnjëshme në çdo sektor të qeverisë, por po ndalem në një në veçanti.

Prej muajsh tashmë jemi bërë dëshmitarë të sjelljes arrogante të Shtatlartësisë së tij kryeministrit me opinga Edi Rama. Me një zhargon herë vulgar dhe herë si pasardhës i Konicës, Migjenit, Skënderbeut, duke luajtur një rol që e portretizon edhe më katolik se vetë Krishtin, ky Kryeministër me nallona dhe opinga nuk po kursen askënd.

Në 2013, Rama u premtoi të gjithë Shqiptarëve që nuk do të vepronte si ishi i tij Sali Berisha. Por do të ulte kokën dhe do punonte për ekonominë, rritjen e mirëqenies, uljen e taksave, uljen e çmimeve të produkteve të shportës, pra … do të ishte prijësi ynë që me ankth e kishin pritur prej kohësh.

Rama doli kundër çdo premtimi të bërë prej tij, duke mos e mbajtur asnjë, madje duke ua faturuar të gjithë Shqiptarëve dështimet e tij spektakolare. Mund të duket qesharake, por Kryeministri me opinga e nallone Edi Rama del në TV mbi 3 herë në ditë, që i bie mbi 100 herë në muaj, dhe akoma më shumë, mbi 1100 herë në vit, me një minutazh minimal për çdo dalje 40 minuta.

LEXO EDHE:  Habit "Princi i Libofshës": Dua të bëhem Kryeministri i Shqipërisë, i kërkoj Ramës të "hapë krahun" e të kthehet tek...

Gjithsej i bie të jetë në ekranet shqiptare 44.000 minuta ose 733 orë në vit, ose 30 ditë pa ndërpreje në vit. Skandal për një kryeministër, që po të mos ishte piktor, Adi Krasta dhe Ardit Gjebrea do mbeteshin pa punë si moderator.

Pra, Kryeministri Edi Rama, mes punës së përditshme, udhëtimeve nga njëri cep Shqipërisë në tjetrin, rri më shumë brënda “Kazanit Mediatik” se sa me bashkëshorten e tij Linda dhe djalin e vogël Zaho.

Rolin e politikanit nuk di ta bëjë, këtë e dëshmojnë skandalet që i shpërthejnë çdo ditë në dorë, por atë të showman-it e qan me lot, duke u shndërruar kështu në “Sulltan Kazanin” e politikës Shqiptare.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook