Ballina Aktualitet Sulmoi me thikë teknikun Gjoka, ish-futbollisti në polici: Më ofendoi, më tha...

Sulmoi me thikë teknikun Gjoka, ish-futbollisti në polici: Më ofendoi, më tha mos më çaj…

Ish-futbollisti i moshave të Vllaznisë, Nehat Fojleta, autori i sulmit me thikë ndaj trajnerit kryeqytetas, Ernest Gjoka.

Nehat Fojleta në dëshminë e tij në polici ka deklaruar se sipas tij gjithçka ka ndodhur rastësisht dhe ka mohuar se ai mund të jetë paguar nga dikush për të sulmuar trajnerin Gjoka.

Ai ka pranuar se ka tentuar të godasë tranjerin, pasi ky i fundit e ka fyer autorin e dyshuar.

Nehat Fojleta, ka qenë prezent në stërvitjen e Vllaznisë në fushën sportive “Reshit Rusi”, ndërsa ka thënë për policinë se është tifoz i çmendur, ndaj ka shkuar për të parë nga afër stërvitjen e kuqebluve.

Duke dalë nga fusha “Reshit Rusi” në fund të stërvitjes, Fojleta ka deklaruar për policinë se ka parë në këmbë teknikun Ernest Gjoka dhe aty autori i dyshuar i ka folur teknikut, duke i thënë se “po na e fundos Vllazninë”.

Sipas Fojletës, pas kësaj shprehje trajneri Gjoka e ka fyer, duke i thënë se “mos na e çaj k*in”.

Sipas autorit të dyshua,r kur ka marrë këtë përgjigje nga trajneri i Vllaznisë është ndjerë i fyer ndaj edhe është irrituar në ato momente. Duke mos duruar fyerjen e teknikut Gjoka si pretendon Fojleta, atëherë e ka goditur teknikun e Vllaznisë duke u përleshur me të për pak sekonda derisa ka ndërhyrë kapiteni Gilman Lika dhe ata që qëlluan në vendngjarje.

Fojleta po ashtu ka mohuar se ka patur thikë në përleshjen me teknikun Gjoka.

“Unë isha duke parë stërvitjen sepse jam tifoz i çmendur i Vllaznisë. Duke dalë nga fusha stërvitore pashë trajnerin që po bëhej gati të largohej. Aty i thashë se po na e fundos Vllazninë duke patur parasysh rezultatet jo të mira dhe pozicionin kritik të ekipit. Trajneri Gjoka m’u kthye duke më fyer. Ai më tha ‘mos na e çaj k*in me këtë muhabet’.

Nuk e përballova këtë fyerje dhe pastaj e godita dhe u përleshëm aty. Gjithçka ishte rastësore dhe ndodhi në mënyrë spontane. Nuk është e vërtetë se jam paguar nga dikush tjetër. Unë nuk kam patur thikë me vete por vetëm e godita sepse u ndjeva i fyer rëndë”, ka deklaruar Fojleta.

LEXO EDHE:  Sulmuan me thikë trajnerin e Vllaznisë, kapen nga policia dy të rinjtë (Emrat)

Nehat Fojleta akuzohet për “vrasje e mbetur në tentativë”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook