Ballina Aktualitet Supermarketi grabitet në mes të ditës tek Komuna e Parisit në Tiranë

Supermarketi grabitet në mes të ditës tek Komuna e Parisit në Tiranë

Një grabitje është shënuar në Tiranë pak pas mesditës së sotme tek Komuna e Parisit.

Tre persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamat dhe kanë marrë kasafortën e një supermarketi tek kryqëzimi i rrugës “Medar Shtylla” me rrugën “Prokop Mima”.

Mësohet se përveç kasafortës me paratë e xhiros kanë marrë edhe mallra të ndryshme dhe janë larguar me makinë.

“Më datë 18.05.2018, tek kryqëzimi i rrugës “Medar Shtylla” me rrugën “Prokop Mima”, 3 persona ende të paidentifikuar, kanë thyer xhamat e një supermarketi, ku kanë marrë kasafortën, sende të ndryshme dhe janë larguar me një mjet. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve” informoi policia e Tiranës.

LEXO EDHE:  Shpërthim tek "Komuna e Parisit", dëmtohet biznesi

Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook