Ballina Aktualitet “Tabelë kokës, fluturim shkopinjsh dhe ulërima”, sherr masiv në portin e Durrësit...

“Tabelë kokës, fluturim shkopinjsh dhe ulërima”, sherr masiv në portin e Durrësit (Video)

Një sherr masiv ka ndodhur në portin e Durrësit mëngjesin e sotëm. Disa të rinj janë përleshur me njëri tjetrin sapo kanë dalë nga trageti GNV e Adria Ferries.

Në video shihet një djalë i cili merr një tabelë dhe fillon të gjuajë të tjerët.

Kjo ngjarje u pa nga shumë persona të pranishëm në vendngjarje, mes tyre dhe turistë të cilët u alarmuan dhe filluan të ulërisnin.

Porti i Durrësit është një nga portat kryesore të kthimit të emigrantëve, ndërsa çdo ditë përballet me një fluks të madh shtetasish që hyjnë në Shqipëri.