Ballina Aktualitet Takimi me drejtoritë e Doganave, Ahmetaj: Synojmë lehtësimin e tregtisë në rajon

Takimi me drejtoritë e Doganave, Ahmetaj: Synojmë lehtësimin e tregtisë në rajon

Gjatë një takimi me drejtoritë e Doganave në rajon, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, deklaroi se qeveria shqiptare është e orientuar drejt bashkëpunimit.

Ndër të tjera, ministri tha se objektiv i çdo qeverie është që të rritet mirëqenia, ndërsa shtoi se synim është lehtësimi i tregtisë në rajon.

“Objektiv i çdo qeverie është rritja e mirëqenies. Qeveria duhet të heqë barriera jo tarifore. Ne jemi të orientuar për bashkëpunim rajonal. Nëse qasja e natyrshme është lehtësimi i lëvizjes, ne po marrim masa konkrete. Synojmë lehtësimin e tregtisë në rajon. Rajoni nuk ka një infrastrukturë në atë nivel, rrugore kryesisht, që të bëjë të mundur një lëvizje tregtare. Jeni njohur të gjithë projektin e Bankës Botërore që akuzon si të thuash administratat. Por sfida për këtë kosto kohore, e përkthyer edhe në vlera monetare, ta zerojë. Qeveria shqiptare ka hyrë në një faze të re, transformuese”, tha Ahmetaj.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook