Ballina Aktualitet Takimi në Emiratet e Bashkuara Arabe, Edi Rama takon Sheikun

Takimi në Emiratet e Bashkuara Arabe, Edi Rama takon Sheikun

Në vizitën zyrtare që ka kryer Edi Rama në Emiratet e Bashkuara Arabe, kryeministri takohet me Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum.

Edi Rama kërkoi të nxisë bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, duke i bërë thirrje sipërmarrësve nga Emiratet e Bashkuara Arabe që të investojnë në Shqipëri.

Në takimin midis dy palëve shihet me interes fusha e turizmit dhe infarstuktura, sidomos portet detare.

Gjithashtu u diskutua edhe mundësia e vendosjes së një linje ajrore të Emirateve të Bashkuara.

Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum e falënderoi kreun e qeverisë shqiptare për vizitën, ndërsa shprehu gadishmërinë për të nxitur investimet në vendin tonë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook