Ballina Aktualitet Takimi me Veliajn/ “Më gostiti me makiato”, Robert Ndrenika thumbon gazetarët

Takimi me Veliajn/ “Më gostiti me makiato”, Robert Ndrenika thumbon gazetarët

Pas takimit me kryebashkiakun Veliaj, aktori i madh Robert Ndrenika ka reaguar pas aludimeve se ai ka ndërruar mendje për teatrin.

Duke ironizuar lajmet në media, se aktori i mirënjohur shqiptar është tërhequr nga mendimi për mosprishjen e Teatrit Kombëtar, Robert Ndrenika ka thënë se nga takimi me Veliajn, u qeras vetëm me një makiato dhe gjysmë gote uji.

Përmes një postimi në faqen e tij “Facebook”, Ndrenika ka sqaruar se çfarë është biseduar në të vërtetë me kryebashkiakun.

postimi-roberti

“Sot paradite i zgjedhuri me vota te fshehta nga populli i Tiranes si kryebashkiak (z.Erion Veliaj) me gostiti ne zyren e tij me nje machiato dhe gjysem gote uje…nderkohe qe me tregoi nje projekt teatri modern qe nuk e mohoj se me pelqeu shume…nderkohe qe i thashe se duhet konsultuar me komunitetin teatror…si konkluzion une nxjerr (ne kete ore te darkes ) se paskam patur shume te drejte qe nuk dua te kem te bej me gazetare !!! R. Ndrenika.” shkruan aktori i madh.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook