Ballina Aktualitet Tatimet: TVSH-ja e parë për biznesin e vogël do të paguhet me…

Tatimet: TVSH-ja e parë për biznesin e vogël do të paguhet me…

Tatimet kanë rikujtuar se biznesi i vogël duke filluar nga data 1 prill 2018, hyn në fuqi kufiri i regjistrimit në TVSH prej 2,000,000 lekë.

Bizneset që duhet të regjistrohen në këtë përgjegjësi tatimore:

  • që shet mallra apo kryen shërbime, i cili për vitin kalendarik 2017, ka realizuar një qarkullim mbi shumën 2,000,000 lekë;
  • ekzistues apo i regjistruar rishtazi, i cili parashikon të realizojë një qarkullim mbi këtë kufi, gjatë vitit 2018.

Tatimpaguesi, i cili kalon kufirin minimal të regjistrimit të TVSH-së dhe për pasojë i nënshtrohet regjimit normal të TVSH-së, ka të drejtë që në muajin e parë kur bëhet person i tatueshëm i regjistruar, të njohë TVSH-në e zbritshme për mallrat e inventarit gjendje në datën e regjistrimit në këtë regjim, mallra këto me qëllim për t’u shitur, për të cilat do të llogarisë TVSH në shitje.

Për këtë qëllim tatimpaguesi:

  • duhet të përpilojë listën e mallrave stok të specifikuar në sasi dhe në vlerë, ku të evidentohet data e regjistrimit të stoqeve.
  • Inventari, duhet të dorëzohet në drejtorinë rajonale, në momentin e regjistrimit në regjimin normal të TVSH-së.
  • çdo mall i përfshirë në inventor, duhet të jetë i justifikuar me faturë tatimore të blerjes me TVSH, i blerë jo më parë se 12 muaj.

Çdo tatimpagues i regjistruar për TVSH-në, për herë të parë, duhet:

  • të komunikojë me shoqërinë e autorizuar që e ka furnizuar me pajisjen fiskale për të bërë ndryshimin e shkallës tatimore të TVSH-së, për qëllim të lëshimit nga data 1 prill 2018, të kuponit tatimor me TVSH;
  • të pajiset pranë drejtorisë rajonale tatimore ku është i regjistruar me blloqet e faturave tatimore me TVSH, që lëshohen për transaksione me vlera mbi 40.000 lekë, ose kur blerësi kërkon vetë një faturë tatimore prej shitësit;
LEXO EDHE:  Taksa e re e pronës, ja sa do paguhet për apartamentet dhe shtëpitë në 12 qarqet

Faturat e shitjes dhe ato të blerjes, regjistrohen në mënyrë kronologjike në librin e shitjes dhe librin e blerjes.

  • Librat e shitjes dhe të blerjes, mbahen për një periudhë tatimore me bazë mujore.

Për tatimpaguesit e regjistruar për Tatimin e Thjeshtuar të Fitimit me qarkullim vjetor nga 2 000 000 – 5 000 000 lekë librat dorëzohen elektronikisht çdo tre muaj, jo më vonë se data 10 e muajit pasardhës të tremujorit që ato i takojnë.

Konkretisht, deklarimi librave të shitjes e blerjes, të mbajtura për muajin prill, maj dhe qershor 2018, nga tatimpaguesit e regjistruar prej datës 1 prill 2018, duhet të bëhet brenda datës 10 korrik 2018.

  • Deklarata e TVSH-së përpilohet nga çdo tatimpagues bazuar në të dhënat e librave të shitjes dhe të blerjes.

Për tatimpaguesit e regjistruar për Tatimin e Thjeshtuar të Fitimit me qarkullim vjetor nga 2 000 000 – 5 000 000 lekë, deklarata e TVSH-së, e përpiluar për një periudhë tatimore mujore dorëzohet elektronikisht çdo tre muaj, brenda datës 14 të muajit pasardhës të tremujorit përkatës (jo më vonë se datat 14 korrik,14 tetor,14 janar, 14 prill).

Konkretisht, deklarata e TVSH e muajve Prill, Maj dhe Qershor 2018, nga tatimpaguesit e regjistruar prej datës 1 prill 2018, duhet të dorëzohet elektronikisht brenda datës 10 korrik 2018./monitor

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook