Ballina Aktualitet Të arrestohet Vangjush Dako-PD deklaratë për shtyp

Të arrestohet Vangjush Dako-PD deklaratë për shtyp

Në deklaratën për shtyp të dhënë sot nëpërmjet Oerd Bylykbashit, Partia Demokratike ka kërkuar arrestimin e Vangjush Dakos. Sipas Partisë Demokratike, mbi Vangjush Dakon rëndojnë akuza për shpërdorim detyre, për dhënie tenderash dhe lejeve të ndërtimit në mënyrë korruptive në qytetin e Durrësit. 

Bylykbashi tha se çdo ditë në liri ai po shkatërron prova dhe po manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama. 

Sipas Partisë Demokratike, krimet e Vangjush Dakos janë të qarta duke kërkuar në këtë mënyrë arrestimin dhe gjykimin e tij pa vonesë.