Ballina Aktualitet Të arrestuarit e protestës së 22-nëntorit apelojnë vendimin e Gjykatës

Të arrestuarit e protestës së 22-nëntorit apelojnë vendimin e Gjykatës

Nga përleshja e 22 nëntori para godinës së Parlamentit mbetën të lënduar 15 efektivë të policisë, mes tyre edhe efektivja 26-vjeçare, Ina Nuka, e cila humbi dy gishtat e dorës së djathtë pas shpërthimit të kapsollave të hedhur nga protestuesit.  

Gjykata e Tiranës vendosi masën arrest me burg për Daniel Drobaj  dhe Dorjan Protoduari për akuzat përkatësisht: Daniel Drobaj- akuzohet se plagosi me kapsollë policen Ina Nuka, e cila humbi dy gishtat e dorës së djathtë pas shpërthimit të kapsollave të hedhur, dhe Dorjan Protoduari – u vendos të mbahet në burg me argumentin se nga kqyrja e pamjeve filmike, rezulton se i riu kryen veprime të dhunshme, si edhe hedh sende të ngjashme me kapsollat në drejtim të policëve.

Daniel Drobaj dhe Dorjan Protoduari kanë apeluar sot pranë Gjykatës së Apelit vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila dhan ndaj tyre masën e arrestit me burg.

Në seancën e sotme në gjykatën e apelit, ku kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë, avokatët mbrojtës u shprehën se nuk ka prova për të mbajtur në burg, dy protestuesit.