Ballina Aktualitet Të dhëna të tjera nga sulmi i Londrës , islamiku tifoz dhe...

Të dhëna të tjera nga sulmi i Londrës , islamiku tifoz dhe dëshmitari okular

SHPËRNDAJE

Brendan quhet emri i dëshmitarit okular që deri më tani ka informacion mbi sulmin, ai ishte duke darkuar me të dashurën e tij në restorantin “Brothers Brothers” në Borough Market në momentin e sulmit. Ai i tha BBC-së se qëndronte ballë për ballë me një nga sulmuesit përmes derës së mbyllur të restorantit.

“Ishim duke ngrënë në restorant. Papritmas ndodhën shumë trazira. Brenda pak sekondash ishte e qartë se po ndodhte diçka e madhe. E kapa të dashurën time dhe u fsheha prapa barit në restorant. Ne mund të dëgjonim të shtëna dhe shpërthime.

Me të tjerët u zhvendosëm në bodrum, i cili kishte një derë që mund të mbyllei nga brenda. Unë shkova lart për të parë se çfarë po ndodhte.

Kishte njerëz që dilnin nëpër rrugë. Pastaj një djalë vrapoi nëpër rrugë deri tek unë me një thikë masive. Ai më shikonte duke kuptuar se nuk po hynte. Ai u largua, ose më parë u ktheva në katin e poshtëm, nuk mbaj mend.

Papritmas tre policë me armë thanë se duhej të largohemi. Ata na dhanë një drejtim. Do të vëreni 15 metra dhe pastaj do të shihni policin tjetër që do t’ju tregojë se ku të shkoni. Njerëzit vraponin për të shpëtuar jetën e tyre…”

Gjithëashtu dalin detaje të reja për sulmin terrorist të mbrëmjes së shtunë. Një nga terroristët, i cili u përshkrua me “origjinë mesdhetare”, mbante veshur bluzen e futbollit të skuadrës së Arsenalit. Fotoja është bërë nga një dëshmitar i cili ndodhej në vendngjarje.

Tre terroristët xhihadistë u qëlluan për vdekje nga policia pas vrasjes së shtatë personave dhe plagosjen e të paktën 48 të tjerëve në qendër të Londrës.

Ata bërtitën “Kjo është për Allahun” dhe me një furgon të bardhë u nisën me shpejtësi drejt 20 qytetarëve në Urën e Londrës, duke lënë të plagosur edhe një oficier policie. Më pas ata përdorën thika për të sulmuar njerëzit në bare dhe restorante afër Borough Market.

SHPËRNDAJE

LAJM I FUNDIT/ Alarmohet policia, eksploziv i vendosur në një makinë në Vlorë

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy makina por dëmtohet rëndë kalimtarja

FOTO/ Njihuni me burgun që të lë pa fjalë, më luksozi në botë, si hotel me 5 yje

VIDEO/ Pamje rrënqethëse, momenti tragjik kur 25-vjeçaren e shtyjnë në shina dhe përplaset për vdekje nga treni

“Kardiomiopatia”, sëmundja e fshehtë që i mori jetën gazetares Adela Xhamani, ja shenjat e saj

FOTO/ Këshilltari i LSI-së: Ja neni që i detyron shqiptarët të paguajnë për OJF-të e Sorosit

“Fatin e atdheut ta luajmë në kazino”, Profesor Kabo ironizon kandidatin për kryeprokuror Artur Selmani

Shiten aksionet e “Lori Caffe”, familja Hoxha përgjysmon kontrollin e saj në kompani

E bujshme/ Spanja mund të përjashtohet nga Botërori, “fërkojnë” duart italianët

FOTO/ Mbledhja e dy qeverive në Pogradec, qytetarët presin me pankarta Ramën

Artikulli paraprakEmrat / Ja kush janë prokurorët me pasuri përrallore
Artikulli tjetërTahiri ironizon Metën , jeni kohë e humbur