Ballina Aktualitet Të paguhet vakti ushqimor për punonjësit, reagon LSI: Turp! Mijëra shqiptarë mezi...

Të paguhet vakti ushqimor për punonjësit, reagon LSI: Turp! Mijëra shqiptarë mezi mbajnë frymën gjallë

Deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi ka dalë në një konferencë për mediat ku ka reaguar ndaj veprimit të ndërmarrë nga qeveria për t’i paguar administratës, një vakt ushqimi në vendin e punës ose t’i japë, paratë në dorë.

Kërpaçi është shprehur se ky veprim është një akt deningrues dhe arrogance në krahasim me mjerimin në të cilin ndodhen sot 80% e shqiptarëve, që jetojnë në kushtet e varfërisë së tmerrshme.

“Vendimi më i fundit i qeverisë, për t’u dhënë punonjësve të administratës një pagesë ditore prej 500 lekë të reja ose 5000 lekë të vjetra si kompensim ushqimor në vendin e punës është një akt deningrues dhe arrogance për 80 mijë familje me ndihmë ekonomike që fatkeqësisht marrin vetëm 1 mijë lekë të vjetra në ditë për të mbajtur gjallë veten dhe fëmijët e tyre.

Ky kryeministër nuk ka fonde për të paguar për të paguar qindra naftëtarë, nuk ka fonde për të dhënë tekste falas, nuk u dha minatorëve statusin e tyre duke ditur që ata hyjnë në galeri pa e ditur në do të dalin gjallë, që nuk i dhimbsen fëmijët e Bulqizës që mbledhin gurë kromi, por ka para për të shpenzuar për makina luksi dhe “show” me televizionin e tij privat.

Ai tani ka tepsinë e ushqimit vetëm për fëmijët e tij e nuk ia ndien për varfërinë që ka pllakosur vendin.këto janë superreformat e Edi Ramës, Zv.Presidentit të Internacionales së të majtës, reforma për bukë falas për njerëzit e tij dhe jo njerëzit e thjeshtë. Shkurt e qartë: turp të ketë!”, tha Kërpaçi.

LEXO EDHE:  Ulërimat e djalit të vogël, reagon fortë ish-ministrja e LSI: Ishte e vështirë të shikoje sot...

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook