Ballina Aktualitet Të rinjtë presin me protesta Ramën në Lezhë

Të rinjtë presin me protesta Ramën në Lezhë

Pasditen e kësaj të enjteje Kryeministri Edi Rama është ndalur në qytetin e Lezhës për të takuar banorët për anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste.

Të rinjtë e qytetit të Lezhës kanë protestuar pasditen e sotme gjatë vizitës së Kryeministrit Rama duke kërkuar respektimin e të drejtave dhe të mundësive për të rinjtë. 

Në momentin e mbërritjes së kryeministrit, të rinjtë kanë ngritur banderolat me mbishkrimet ku shfaqeshin qartë pakënaqësitë dhe kërkesat e tyre. 

“E gjithë vëmendja e Rilindjes për të rinjtë? 79% e të rinjve duan të ikin.”

“Rama për Lezhën si Hamzaj për Skënderbeun” – këto ishin disa prej banderolave të ngritura para kryeministrit Rama. 

Protestat vijuan paqësore përgjatë kohës së takimeve.