Ballina Aktualitet Telefonia fikse vijon të bjerë rrezikshëm, përdoret vetëm për të marrë internetin...

Telefonia fikse vijon të bjerë rrezikshëm, përdoret vetëm për të marrë internetin në shtëpi

Shqiptarët po përdorin gjithmonë e më pak telefonin fiks dhe pjesa më e madhe e atyre që e kanë një linjë të tillë preferojnë ta kenë të integruar shërbimin edhe me internet.

Të dhënat e fundit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare tregojnë se numri i përdoruesve të telefonisë fikse u tkurr edhe më tej në tremujorin e tretë të këtij viti në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. “Numri i pajtimtarëve të linjave të telefonisë fikse në fund të tremujorit të tretë 2017 ishte rreth 246 mijë, që përbën një rënie me 0.03% në krahasim me T2 2017 dhe një rënie me 3.4% në krahasim me T3 2016” thuhet në raportin e AKEP.

Por krejt e kundërta ka ndodhur me ata që kanë një telefon fiks dhe lidhje internet përmes tij. Sipas AKEP numri i pajtimtarëve më akses Broadband në internet nga rrjete fikse në T3 2017 arriti në rreth 288 mijë, që përbën një rritje me 2.9 % në krahasim me tremujorin e mëparshëm dhe një rritje me rreth 9.9% në krahasim me të nijetin tremujor në vitin 2016.

Në fakt tendenca është për integrim të shërbimeve ku përfshihet përveç internetit edhe paketat televizive. Konkretisht numri i pajtimtarëve të rrjeteve fikse që kanë akses në shërbime të integruara (Telefoni/Internet/TV) në fund të 3-mujorit të dytë 2017 arriti në rreth 199 mijë, një rritje kjo 2.3% në krahasim me T2 2017 dhe rreth 12.1 % me T3 2016.

“Numri i pajtimtarëve me paketa trefishe (Telefoni, Internet dhe TV) përbën 50% të totalit të pajtimtarëve me paketa të integruara ndërsa 39% janë me paketa “Internet dhe Telefoni” dhe 11% me paketa “Internet dhe TV”. 69% e pajtimtarëve me akses broadband në rrjete fikse në fund të T3 2017 ishin pajtimtarë me paketa të integruara (Telefoni/Internet/TV), ku 34% janë me paketa trefishe (Telefoni, Internet dhe TV)” vlerëson Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook



“Gjyqi shndërrohet në ring”, dy shqiptarët ‘rebelohen’ ndaj trupit gjykues

Gruas shkodrane i ikën “tepeleku i kokës”, i prish ballkonin komshiut për të futur…

FOTO/ Humb kontrollin e automjetit, plagoset rëndë 20-vjeçarja shqiptare, nënë e tre fëmijëve

Kryemadhi vijon me sulmet: Rama po u bën shqiptarëve, atë që nuk ua bënë otomanët për 500 vite

Sinoptikanët japin alarmin: Në fundjavë rikthehet rreziku i përmbytjeve, ja zonat që mund të preken

FOTO/ Kishin fshehur drogën në qeset e plehrave, si u shkatërrua banda shqiptare në Itali (Emrat)

Paralajmërimi i fortë i Ngjelës: Politikanët e korruptuar janë të tmerruar, shumë shpejt do vulosin fundin e tyre

Publikohen fotot e projektit, ja si do të duket Aeroporti i Vlorës

Berisha shpërthen ndaj Ramës: Skënderbuçi i Spiropalit nuk vendosi një tufë lule tek përmendorja e Skënderbeut

Rrëzohet nga dritarja e shkollës, adoleshentja dërgohet me urgjencë në spital

Artikulli paraprakSaimir Tahiri doli “jashtë loje”? Grupi i Partisë Socialiste feston për fundvit, ish-ministri nuk shihet
Artikulli tjetërVetëm njerëzit me vizion të përsosur me ngjyra mund të lexojnë këto 8 fjalë