Ballina Aktualitet Tentoi të trafikonte armë me postë, dënohet me 8 vjet burg 33-vjeçari...

Tentoi të trafikonte armë me postë, dënohet me 8 vjet burg 33-vjeçari Saimir Çullhaj

Saimir Çullhaj i arrestuar një vit më parë në akuzën e trafikut ndërkombëtar të armëve, është dënuar sot nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 8 vjet burg pasi ka tentuar të dërgojë në Angli 3 armë të tipit kallashnikovë me anë të postës.

Bëhet e ditur nga anëtarët e Gjykatës së Krimeve të Rënda se pakot janë zbuluar nga policia në Rinas, nga ku me urdhër të Çullhajit ishin nisur 3 kallashnikovë  nga një filial i Postës në Durrës.  

Gjithashtu mësohet se Prokuroria ka Kërkuar 12 vite burg pë 33-vjeçarin, por me gjykim të shkurtuar ai është dënuar me vetëm 8 vite heqje lirie.

Nga burime zyrtare të policisë mësohet se mbi Çullhajin nuk rëndon vetëm kjo akuzë pasi në momentin e ndalimit atij iu gjetën 220 gramë marijuanë në trup.