Ballina Aktualitet Tërheqja a Llallës nga e drejta e emërimit, reagon Lu: Spastrimi i...

Tërheqja a Llallës nga e drejta e emërimit, reagon Lu: Spastrimi i drejtësisë nga të korruptuarit, një arritje

Pasi dorëzoi Presidentit kërkesën për tërheqje nga e drejta e emërimit në Gjykatën e Apelit, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i është drejtuar organeve të vettingut me kërkesën për të mos iu nënshtruar këtij procesi.

Ambasadori amerikan, Donald Lu, jo rrallë herë e ka bërë pjesë të fjalimeve kritikuese, ish-kreun e akuzës, ndaj edhe këtë herë, ka ardhur një reagim ndaj veprimit të Llallës.

Zyrtatri i lartë amerikan, e ka konsideruar këtë tërheqje si një akt individual dhe është shprehur se spastrimi i drejtësisë nga të korruptuarit, është një arritje.

“Vendimi për t’u tërhequr është një vendim personal, por largimi i çdo gjykatësi apo prokurori të korruptuar e të paaftë, është një fitore në betejën për një sistem drejtësie më të mirë. Ata nuk mund të rikthehen në sistem për 15 vjet”, tha ambasadori Lu.

LEXO EDHE:  Donald Lu ka një mesazh të qartë për të gjithë shqiptarët: Korrupsioni mbaron kur njerëzit vendosin që...

“Tërheqja nuk i shfajëson këta ish-zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre. Ata që kanë frikë nga vetting-u, duhet të kenë frikë edhe nga hetimet e pashmangshme penale”, theksoi ambasadori.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook